Ballina Bota

BRUKSEL – Borrell: Përparësi Ballkani dhe kufijtë e Lindjes

BRUKSEL, 7 tetor /ATSH-AFP/ Përfaqësuesi i ri i diplomacisë europiane, spanjolli Josep Borell, njoftoi sot qëllimin e tij për t’i dhënë përparësi zgjidhjes së problemeve në Ballkanin Perëndimor dhe kufijve në Europën Lindore, gjatë mandatit të tij.

“Ballkani dhe kufiri lindor i Europës duhet të jenë prioritetet kryesore të politikës sonë të jashtme, sepse ne nuk do të jemi të besueshëm në ambicien tonë si aktorë gjeopolitikë, nëse nuk jemi në gjendje të zgjidhim problemet e tanishme të fqinjësisë sonë”, u shpreh ai para Parlamentit Europian.

Kreu i diplomacisë spanjolle do ta marrë detyrën më 1 nëntor, nëse Parlamenti Europian e emëron në Komisionin e ri, gjatë votimit të caktuar më 24 tetor./ /ervo/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAgrobiznesi shqiptar për të tretën herë në panairin e Ushqimit Organik në Gjermani
Artikulli tjetër133 efektivë të Forcave të Armatosura, pjesë e Maratonës së Tiranës