Ballina Bota

SHBA – Polonia pjesë e Programit të Heqjes së Vizave

VARSHAVË, 4 tetor /ATSH-DPA/ – Polonia u bë pjesë në Programin e Heqjes së Vizave me SHBA-në, deklaroi sot Shtëpia e Bardhë.

 “Jam shumë i lumtur që së shpejti shtetasit polakë do të mund të udhëtojnë në SHBA për arsye turizmi ose biznesi pa patur nevojë për viza”, shkroi në rrjetin social, Twitter, ambasadori amerikan në Poloni, Georgette Mosbacher, pas njoftimit të vendimit.

“Ky është hap i rëndësishëm në vazhdimësinë e lidhjeve ekonomike, kulturore, të sigurisë, dhe lidhjes midis kombeve”, shkruhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Aty shtohej se ky veprim duhet ende të miratohet nga Departamenti i Sigurisë së Brendshme.

Hyrja në Programin e Heqjes së Vizave ka qenë prej kohësh një ambicie e qeverive polake dhe mund të jetë një nxitje për fushatën e partisë qeverisëse ”Ligj dhe Drejtësi”, e cila po bazon politikën e saj të jashtme në aleancën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Polonia do të zhvillojë zgjedhjet parlamentare më 13 tetor./ /sara/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVIDEO/ Nis edhe në Picallë rindërtimi i shtëpive të dëmtuara nga tërmeti
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e shtunë, 5 tetor 2019