Ballina Flash

Parashikimi i motit, e shtunë, 5 tetor 2019

TIRANË, 5 tetor /ATSH/ Moti për ditën e sotme parashikohet të jetë me kthjellime dhe alternime vranësirash kalimtare.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se prej orëve të mesditës vranësirat në relievet kodrinore dhe malore do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe të dobta. Reshjet do të jenë në kohë afatshkurtër në formë shtrëngatash.

Në orët e mbrëmjes në zonën e qendrës dhe atë të jugut reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar në formën e stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim-Juglindje me shpejtësi deri 1-10 m/sek, duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 0-1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 12/24 Diell re
Kukës 7/18 Diell re
Lezhë 11/23 Diell re
Dibër 5/17 Diell re
Durrës 3/24 Diell re
Tiranë 13/24 Diell re
Elbasan 12/23 Diell re
Berat 10/25 Diell pak shi
Vlorë 12/23 Diell re
Korçë 8/18 Diell re
Gjirokastër 10/25 Diell pak shi
Sarandë 12/24 Diell re

 

/e.malaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Polonia pjesë e Programit të Heqjes së Vizave
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 05/10/2019