Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 04/10/2019

BOTË – Dita Botërore për mbrojtjen e Kafshëve.

BUSAN (Kore e Jugut) – Festivali ndërkombëtar i filmit.

KUALA LUMPUR (Malajzi) – Seancë dëgjimore për një kërkesë ekstradimi të një koreano-veriori drejt SHBA-së për pastrim parash.

TAJPEI (Tajvan) – Festivali Pokemon Go Safari Zone.

ROMË (Itali) – Vizitë e sekretarit amerikan të Shtetit Pompeo.

LISBONË (Portugali) – Mitingu i fundit i fushatës me Rui Rio, kreu i opozitës dhe presidenti i Partisë Social-demokrate.

PORTO (Portugali) – Mitingu i fundit i fushatës me Antonio Costa, kryeministri në ikje dhe kreu i Partisë Socialiste.

PARIS (Francë) – Hapet konventa qytetare për klimën.

KIEV (Ukrainë) – Konferencë shtypi e prokurorit të përgjithshëm.

KOPENHAGË (Danimarkë) – Hapet pista e parë e skive në botë mbi një incenerator mbeturinash.

ATHINË (Greqi) – Ministrat gjermanë dhe francezë Seehofer dhe Castaner në Athinë në praninë e komisionerit të BE-së ngarkuar me çështjen migratore.

STRASBURG (Francë) – Seancë plenare e Asambesë parlamentare e Këshillit të Europës.

MOSKË (Rusi) – Vizitë e presidentit filipinas Duterte.

MOSKË (Rusi) – Forumi i Energjisë me pjesëmarrjen e presidentit rus, Putin.

LONDËR (Britani e Madhe) – Festivali i Filmit në Londër.

BATUMI (Gjeorgji) – Takim i Këshillit të NATO-s.

JYTOMYR (Ukrainë) – Vizitë e presidentit të Bjellorusisë, Lukashenko

LUKSEMBURG (Luksemburg) – Takim i ministrave të Mjedisit të BE-së./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e premte, 4 tetor 2019
Artikulli tjetërFOTO/ Eksperiencë amerikane për gazetarët e rinj shqiptarë