Ballina Flash

FOTO/ Eksperiencë amerikane për gazetarët e rinj shqiptarë

TIRANË, 4 Tetor /ATSH/ -Rëndësia e rrëfimit të ngjarjeve ka ndikim në shoqëri dhe mund të sjellë ndryshime.

Javën e kaluar, regjisorja amerikane dhe ish gazetarja Lara Stolman punoi me studentë të Laboratorit të Gazetarisë Investigative dhe stafin e programit televiziv 31 Minuta mbi rrëfimin e ngjarjeve, bën të ditur ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Lara është specializuar në produksione të formatit të gjatë dhe ka punuar për NBC, BBC, HBO, MTV dhe media të tjera kryesore.

Duke përdorur shembuj të punës së saj si gazetare dhe producente, ajo foli për rëndësinë e rrëfimit të ngjarjeve, ndikimin e tij në shoqëri dhe se si mund të sjellë ndryshime.

“Gazetaria për mua ka të bëjë me të kuptuarit e njerëzve dhe motivimet e tyre”, u tha Lara grupeve me të cilat punoi.

/gj.mima/j.p/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 04/10/2019
Artikulli tjetër​SHBA emëron Richard Grenell si të dërguar për dialogun Kosovë-Serbi