Ballina Bota

KINË – Xi: Ribashkimi i Tajvanit me Kinën i pashmangshëm

PEKIN, 30 shtator /ATSH-ANSA/ – Ribashkimi i plotë i Tajvanit me Kinën është një prirje e pashmangshme dhe ajo që aspirojnë kinezët, deklaroi presidenti kinez Xi Jinping në Tajvan gjatë darkës gala me rastin e 70-vjetorit të themelimit të Republikës Popullore të Kinës.

”Asnjë forcë nuk do të jetë në gjendje ta ndalojë këtë”, theksoi ai.

‘’Ne do të ruajmë parimin e një Kine të vetme, me konsensusin e vitit 1992, do të promovojmë paqen, zhvillimin e marrëdhënieve në të gjithë Ngushticën e Tajvanit dhe do të forcojmë shkëmbimet dhe bashkëpunimin e ngushtë ekonomik dhe kulturor për të sjellë përfitime për popujt e të dy palëve”, shtoi Xi Jinping./  /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHAPËSIRË – Musk zbulon prototipin e raketës Starship
Artikulli tjetërAUSTRI – Kurz: Ekonomia çështja kryesore e koalicionit