Ballina Bota

AUSTRI – Kurz: Ekonomia çështja kryesore e koalicionit

VJENË, 30 shtator /ATSH-DPA/ – Fituesi i zgjedhjeve austriake, konservatori Sebastian Kurz deklaroi se sfidat ekonomike duhet të jenë në krye të axhendës në bisedimet e koalicionit me të Gjelbrit.

Partia Popullore e Kurz (OeVP) dhe të Gjelbrit janë fituesit e zgjedhjeve parlamentare, që u sollën atyre përkatësisht 37 dhe 14% të votave.

Ish-partneri i koalicionit të ekstremit të djathtë të Kurzit, Partia Liria (FPOe), planifikon ta kundërshtojë, pasi FPOe po rikuperohet nga një humbje e rëndësishme elektorale dhe skandaleve të korrupsionit.

“Sfida do të jetë sigurimi i një rritje ekonomike në të ardhmen’’, theksoi Kurz për radion publike austriake Oe1./ /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKINË – Xi: Ribashkimi i Tajvanit me Kinën i pashmangshëm
Artikulli tjetërAir Albania/ “Migjeni” nis fluturimet drejt Italisë