LONDËR, 26 shtator /ATSH-AFP/ – “Është tepër e dënueshme!” – u shpreh motra e Boris Johnson-it, duke iu bashkuar kështu kritikave të shumta ndaj fjalëve të zjarrta thënë nga kryeministri britanik në Dhomën e Përfaqësuesve.
“Vëllai im përdor fjalë të tilla si “dorëzim” e “kapitullim”, sikur njerëzit, që bien ndesh me vullnetin e shenjtë të lirë të njeriut, duhet të varen, të mbyten, të copëtohen, të lyhen me zift e të mbulohen me pendë”, ironizoi Rachel Johnson.
Në mes të zhurmave nga të dy palët, Kryeministri akuzoi me dhjetëra herë anëtarët e opozitës për votimin e “një ligji kapitullimi”, duke e detyruar atë të kërkonte shtyrjen e Brexit-it në Bashkimin Europian, nëse ai nuk arrinte një marrëveshje me Brukselin.
“Ky Parlament po vepron nga egoizmi i pastër dhe frikacakët politikë, deputetët e opozitës nuk duan të zhduken dhe ta lënë popullin të votojë”, vazhdoi ai, duke i akuzuar ata për sabotim të negociatave me Brukselin, në lidhje me Brexit-in. //ervo/























