Legalizimi i apartamenteve, Lame: Fillimisht duhet të regjistrohet pallati

TIRANË, 26 shtator /ATSH/ – Në një bashkëbisedim online me qytetarët, Artan Lame, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës thotë se për të legalizuar një apartament në një pallat është e pamundur ama nëse të gjithë bashkohen dhe vjen një përfaqësi, atëherë kryerja e procesit të legalizimit është shumë e thjeshtë.

“Kur nuk bëheni bashkë ju do vij unë t’ju bëj bashkë te pallati juaj?! Jo nuk ju bëjmë dot bashkë. Bashkia ka ndihmuar në këtë proces, po mundohet të vendosë sistemin e administratorit. Përdorni administratorin, nëse kemi një arkitekt apo një jurist përdoreni atë që të vijë tek ne në emër të pallatit për të filluar për të plotësuar dokumentacionin. Është e kot të vini veç e veç, nuk bëhet një pallat pa u bërë të gjithë banorët bashkë dhe pa zgjedhur një përfaqësi. Duhet të vijë një përfaqësues në emër të të gjithë pallatit. Nuk legalizohet dot një apartament në një pallat. Regjistrohet pallati dhe pasi legalizohet dhe regjistrohet pallati në emër të Kadastrës, ose në emër të ndërtuesit dhe më pas me secilin prej qytetarëve bëhet dokumentacioni për t’ia kaluar pronësinë”, – thotë Lame. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.