Ballina Bota

SHBA – Zelensky, apel për ndihmë

NJU-JORK, 25 shtator /ATSH-DPA/ – Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky e përdori fjalimin e tij të parë në Kombet e Bashkuara për t’u bërë apel liderëve botërorë që të jepnin ndihmën e tyre në atë që ai e përshkruan si lufta e Ukrainës me Rusinë.

“Në një botë të globalizuar nuk ekziston termi “lufta e tjetrit”. Çdo lider ka përgjegjësi jo vetëm për vendin e tij, por edhe për të gjithë botën. Ukraina kërkon ta sigurojë paqen në mënyrë të qytetëruar. Rikthimi i tërë territoreve ukrainase të pushtuara është objektivi im parësor, por jo me koston e jetës së ukrainasve”, – u shpreh ai.

Ndërkohë Rusia mohon çdo përfshirje të drejtpërdrejtë në konfliktin në Ukrainën lindore./ /ervo/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Sondazh: Prindërit, jo celularëve në shkollë
Artikulli tjetërReforma Zgjedhore, Bylykbashi: Opozita dha mbështetjen, pjesëmarrja në tryezën e OSBE-së, akt politik