MADRID, 27 gusht /ATSH-AFP/ Rrugët dhe metrotë kanë gdhirë ende të bllokuara, mëngjesin e sotëm në Madrid pas përmbytjeve të mëdha që i shndërruan rrugët në përrenj dhe kërkuan mbi 150 ndërhyrje nga ana e zjarrfikësve, sipas autoriteteve.
Katër autostradat, të kryeqytetit spanjoll u bllokuan së bashku me pesë linja metroje, disa prej të cilave u përmbytën plotësisht.
Sot trafiku në disa autostrada rezulton ende i çrregullt, me radhë të ndërprera, ndërsa një linjë metroje mbetet ende e mbyllur, në Arganda del Rey.
Në qytetin më të prekur, Arganda del Rey, imazhet e mediave lokale tregojnë se rrugët u shndërruan në përrenj gjigantë balte, që morën me vete makina e pajisje rrugore, si edhe grumbujt e formuar të breshërit.
“Nuk pati viktima dhe ndërhyrjet qenë relativisht të vogla për një stuhi të kësajpërmase”, theksoi një zëdhënës i Shërbimeve të Urgjencës të rajonit të Madridit. /evokopola/





















