Ballina Bota

LONDËR – Opozita e bashkuar kundër një Brexit-i të ashpër

LONDËR, 27 gusht /ATSH-AFP/ – Kreu i Partisë Laburiste britanike, Jeremy Corbyn mblodhi sot shefat e tjerë të partive të opozitës në përpjekje për të gjetur një front të përbashkët kundër një Brexit-i të ashpër më 31 tetor, parashikuar nga kryeministri, Boris Johnson.

“Partia Laburiste, formacioni kryesor i opozitës do të bëjë gjithçka është e nevojshme për të penguar një dalje nga BE pa marrëveshje, nga e cila do të përfitonin vetëm të pasurit dhe spekulatorët”, deklaroi Jeremy Corbyn për të përditshmen “The Independent” para takimit, parashikuar në zyrën e tij në Parlamentin e Londrës.

Ai paralajmëroi gjithashtu kundër rreziqeve të një “no deal”-i të favorshëm për presidentin amerikan, Donald Trump i cili premtoi një marrëveshje të madhe tregtare të shpejtë pas daljes nga BE./

/ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLushnjë/ Pas investimeve në 7 shkolla, nis rikonstruksioni i shkollës së Kolonjës
Artikulli tjetërSPANJË – Përmbytje të mëdha në rajonin e Madridit