Ballina Bota

SPANJË – Përmbytje të mëdha në rajonin e Madridit

MADRID, 27 gusht /ATSH-AFP/ Rrugët dhe metrotë kanë gdhirë ende të bllokuara, mëngjesin e sotëm në Madrid pas përmbytjeve të mëdha që i shndërruan rrugët në përrenj dhe kërkuan mbi 150 ndërhyrje nga ana e zjarrfikësve, sipas autoriteteve.

Katër autostradat, të kryeqytetit spanjoll u bllokuan së bashku me pesë linja metroje, disa prej të cilave u përmbytën plotësisht.

Sot trafiku në disa autostrada rezulton ende i çrregullt, me radhë të ndërprera, ndërsa një linjë metroje mbetet ende e mbyllur, në Arganda del Rey.

Në qytetin më të prekur, Arganda del Rey, imazhet e mediave lokale tregojnë se rrugët u shndërruan në përrenj gjigantë balte, që morën me vete makina e pajisje rrugore, si edhe grumbujt e formuar të breshërit.

“Nuk pati viktima dhe ndërhyrjet qenë relativisht të vogla për një stuhi të kësajpërmase”, theksoi një zëdhënës i Shërbimeve të Urgjencës të rajonit të Madridit. /evokopola/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLONDËR – Opozita e bashkuar kundër një Brexit-i të ashpër
Artikulli tjetërRemont në nënstacionin e Përmetit/ Kufizim të energjisë në disa zona