Ballina Ekonomi

Interesat e bonove të thesarit u rritën në 2,18%

TIRANË, 21 gusht /ATSH/- Interesat e bonove të thesarit me maturim 12 mujor u rritën në nivelin 2,18%, në ankandin e të martës.

Rritja ishte në përmasa të konsiderueshme krahasuar me ankandin e mëparshëm, kur yield-i kishte qenë 1.92%.

Kërkesa në ankand ishte në vlerën 11.2 miliardë lekëve, në raport me shumën prej 9.8 miliardë lekësh të shpallur për financim nga Ministria e Financave.

Banka e Shqipërisë gjykon se ndryshimi i kahut të interesave është diktuar kryesisht nga rritja e kërkesës së qeverisë për financim në tregun e  brendshëm pas tremujorit të dytë. e.xh/j.p/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFoto/ Argëtimi për fëmijët elbasanas zhvendoset tek sheshi “Gensher”
Artikulli tjetërAUSTRALI – Gjykata e Apelit konfirmon dënimin e kardinalit Pell për pedofili