TIRANË, 21 gusht /ATSH/- Interesat e bonove të thesarit me maturim 12 mujor u rritën në nivelin 2,18%, në ankandin e të martës.
Rritja ishte në përmasa të konsiderueshme krahasuar me ankandin e mëparshëm, kur yield-i kishte qenë 1.92%.
Kërkesa në ankand ishte në vlerën 11.2 miliardë lekëve, në raport me shumën prej 9.8 miliardë lekësh të shpallur për financim nga Ministria e Financave.
Banka e Shqipërisë gjykon se ndryshimi i kahut të interesave është diktuar kryesisht nga rritja e kërkesës së qeverisë për financim në tregun e brendshëm pas tremujorit të dytë. e.xh/j.p/
