Ballina Bota

GJERMANI – Monument për viktimat polake të nazizmit

VARSHAVË, 2 gusht /ATSH-ANSA/ – Një monument për viktimat polake të nazizmit do të ndërtohet në Berlin.

Angazhimi u mor dje nga ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas gjatë një ceremonie në Varshavë për 75-vjetorin e fillimit të Luftës së Dytë Botërore dhe të rezistencës polake.

“Më vjen turp, për atë që i është bërë popullit tuaj nga gjermanët”, tha Maas duke u përkulur para memorialit, së bashku me homologun polak Jacek Czaputowicz, në kujtim të 50 000 viktimave të masakrës në Wola.

“Më vjen turp gjithashtu sepse pas luftës u hesht kaq gjatë”, shtoi Maas.

Ishtë hera e parë në 15 vjet që një ministër gjerman merr pjesë në këtë ceremoni.

Kancelari i parë gjerman që kishte vendosur një kurorë përpara monumentit që kujtonte heronjtë e Varshavës kishte qenë Willy Brandt, më 7 dhjetor 1970.

Në 63 ditët e rezistencës polake, e cila filloi në 1 gusht të 1944,  rreth 200 000 persona humbën jetën, përfshirë civilë dhe ushtarë dhe gjysmë milioni njerëz u dëbuan nga vendi.

Polonia humbi rreth gjashtë milionë persona gjatë Luftës së Dytë Botërore./  /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Valbona Sako betohet si kryebashkiake e Durrësit
Artikulli tjetërFOTO/ Betohet Safet Gjici: Epokë e re në Kukës për zhvillim ekonomik dhe social