MOSKË, 24 korrik /ATSH-AFP/ – Kundërshtari i Kremlinit, blogeri i njohur opozitar, Aleksei Navalni njoftoi se është arrestuar në Moskë, në valën e kontestimeve të nxitura nga përjashtimi i kandidatëve të opozitës nga zgjedhjet lokale.
Në një video të postuar në profilin e tij në Instagram, aktivisti antikorrupsion konfirmoi se është arrestuar poshtë shtëpisë së tij, ndërsa ai po dilte të bënte vrapin e mëngjesit dhe më pas është shoqëruar në një komisariat.
‘’Njerëzit kanë të drejtë kur thonë se sporti nuk është gjithmonë i mirë për shëndetin’’, ironizoi Navalny.
Zëdhënësja e tij, Kira Iarmych, konfirmoi arrestimin e tij në profilin e saj në Twitter.//v.b/ a.jor.




















