Ballina Bota

SHBA – Trump sulmon sërish May për Brexit

UASHINGTON, 8 korrik /ATSH-ANSA/ – Presidenti amerikan, Donald Trump ka kritikuar sërish Theresa May në lidhje me mënyrën e menaxhimit të çështjes Brexit.

“Kam qenë shumë kritik mbi mënyrën se si Britania e Madhe e kryeministres Theresa May ka menaxhuar Brexit. Çfarë rrëmuje kanë krijuar ajo dhe përfaqësuesit e saj”, shkruan në Twitter presidenti amerikan.

“I thashë se si duhej të bënte, por vendosi të bënte ndryshe”, vazhdon ai.

“Lajmi i mirë është që Britania e Madhe e mrekullueshme do të ketë shumë shpejt një kryeministër të ri”, thekson Trump.

“Ndërkohë që e shijova deri në fund vizitën e mrekullueshme shtetërore, ishte mbretëresha ajo që më la më shumë përshtypje”, përfundon presidenti amerikan./ /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha: 30 qershori, referendum kundër së keqes
Artikulli tjetërProjektligji i Asistencës Sociale hap rrugën për reforma të reja në mbështetje të kategorive në nevojë