TIRANË, 1 korrik/ATSH/- Gjon Gjonaj kandidat i Partisë Socialiste fitoi një mandat të dytë në drejtimin e qytetit verior të Pukës, në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nga numërimi i 25 kutive Gjonaj fitoi me 3730 vota.
Më herët kryebashkiaku Gjonaj është shprehur se objektivi i tij madhor është që në katër vitet e ardhshme Puka të shndërrohet në një qytet të zhvillimit të turizmit gjithëvjetor.
“Të gjitha projektet për rivitalizimin e Pukës kanë sjellë një format të ri në qytetin e transformuar 100%, mjedise të përmirësuara, shumë objekte që nuk kanë qenë funksionale janë bërë atraktive, siç është liqeni i Pukës, ku sot rinia gjen një mjedis rekreativ për të kaluar kohën e lirë”, ka theksuar Gjonaj./k.s/












