TENIS – Kroati Ivanisheviç trajneri i ri i serbit Gjokoviç

ZAGREB, 1 korrik /ATSH-HINA/ – Legjenda e tenisit kroat, Goran Ivanisheviç është një nga trajnerët e rinj të numrit një të botës, serbit Novak Gjokoviç.

Nuk dihet ende se sa do të zgjasë ky bashkëpunim mes Ivanisheviçit dhe Gjokoviçit, i cili aktualisht është pjesëmarrës i turneut të Wimbledon, që fillon sot.

Lajmi për këtë bashkëpunim u konfirmua nga Ivanisheviç.

“Për mua si trajner kjo është një shenjë e madhe mirënjohejeje”, tha kampioni i Wimbledon-it në vitin 2001.

Ivanisheviç ka trajnuar tenistë të tjerë të njohur si Marin Çiliç, Tomas Berdych dhe Milosh Raonik./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.