Ballina Aktualitet

Voton Xhafaj: Dita e sotme shuplakë për opozitën

TIRANË, 30 Qershor /ATSH/ – Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj ka votuar sot së bashku me familjen e tij.

Në një prononcim për mediet, Xhafaj ka deklaruar se dita e sotme është një shuplakë për opozitën dhe një mësim për të gjitha partitë.

“Rëndësia që kanë këto votime është e madhe,  vota e sotme ndan përpjekjet për destabilizimin e vendit dhe respektimit të Kushtetutës”, ka thënë ai.

Kjo, është shprehur Xhafaj, “është shumë e rëndësishme. Sot është një leksion për të gjitha forcat politike të cilat kanë një moment reflektimi por padyshim për opozitën dhe të gjithë ata që u për paqen për të destabilizuar ata kanë marrë një shuplakë ata duhet të ndryshojnë të futen në rrugën e duhur është në interes të vendit dhe të shtetit të së drejtës”.

“Kjo që ka ndodhur ka dëmtuar vendin dhe dëm të madh imazhit të vendit por nga ana tjetër ka dëshmuar se vendi është në proces të demokracisë dhe shtetit të së drejtës kjo është me shumë se të gjitha”, ka deklaruar Xhafaj.

/gj.mima/ /a.g/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPjetri thirrje shkodranëve: Momenti të bashkohemi
Artikulli tjetërGREQI – Situatë alarmante për shkak të zjarreve