Ballina Flash

Pjetri thirrje shkodranëve: Momenti të bashkohemi

TIRANË, 30 qershor/ATSH/ Kandidati socialist për bashkinë e Shkodrës, Valdrin Pjetri i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Shkodrës që të dalin të votojnë dhe të bëjnë zgjedhjen e tyre.

Pasi ka votuar, Pjetri tha për gazetarët se procesi i votimit në Shkodër po vijon normalisht dhe është një ndër më të qetët të zhvilluar në këtë bashki.

“Kam një thirrje për çdo banor të Shkodrës t’i drejtohen kutive të votimit, të bëjnë zgjedhjen e tyre. Është momenti të bashkohemi. Procesi ka shkuar shumë mirë duke shënuar zgjedhjet me të qeta në bashkinë e Shkodrës. Pjesëmarrja ka qenë tepër e mirë dhe sa vjen e shtohet”, tha ai. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKamzë, Suli: Vota e qytetarëve do të kthehet në shërbim
Artikulli tjetërVoton Xhafaj: Dita e sotme shuplakë për opozitën