Ballina Bota

G20 – May: Putin të ndalë aktet e destabilizimit

OSAKA, 28 qershor /ATSH-AFP/ – Kryeministrja britanike, Theresa May i kërkoi sot, në kuadër të G20-ës në Japoni, presidentit rus, Vladimir Putin për të ndalur aktet e destabilizimit që kërcënojnë Britaninë e Madhe dhe aleatët e saj.

‘’Pa këtë frymë nuk do të mund të ketë normalizim të marrëdhënieve dypalëshe’’, paralajmëroi ajo, sipas një zëdhënësi i Downing Street.

Ky është takimi i parë mes dy liderëve prej helmimit të ish-agjentit rus, Sergei Skripal, në 2018 në territorin britanik.

Gjatë takimit me Putin, May pohoi se kishte prova të pakundërshtueshme se Rusia qëndronte pas këtij sulmi.

Pavarësisht nga toni i ftohtë i takimit, kryeministrja britanike u shpreh e hapur për mundësinë e një marrëdhënie ndryshe, por për këtë, sipas saj, ”qeveria ruse duhet të zgjedhë një rrugë tjetër”./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAmbasadat gjermane dhe austriake: Në 30 qershor zgjedhje lokale, kujdes nga trazirat
Artikulli tjetërArtanja Myqelefi fiton festivalin e këngës për fëmijë në Elbasan