Ballina Bota

FOKUS – G20-a si soft news

OSAKA, 28 qershor /ATSH-AFP/ – Nga bezdisjet e përhershme të komunikatave të G20-ës deri tek elozhet e Donald Trump duke vijuar me cigaret e shefit të ekzekutivit europian.

Një përzgjedhje e shkurtër e deklaratave më të spikatura ose të pazakonta sot, në ditën e parë të samitit në Osaka:

  • Pagjumësi

”Mora shkas nga ndryshimi i orarit dhe përfitova nga koha në dispozicion për të lexuar komunikatën e G20-ës, diçka që nuk e bëj zakonisht. Unë nuk jam i vetmi në këtë sallë që nuk e lexoj komunikatën”, u shpreh Jean-Claude Juncker, presidenti i Komisionit Europian duke bërë shaka për anën e mërzitshme të deklaratave shumë të gjata finale të bëra në mbyllje të çdo samiti.

  • Habemus Papam  (Kemi një papë)

”Mos prisni të shihni tym të bardhë në Osaka”, ishte pohimi i presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk, referuar traditës së ndjekur në zgjedhjet për emërimin e papës, se nuk do të kishte vendime në kuadër të G20-ës për postet kyçe të BE-së.

Dhe për të vijuar, rebel, drejtuar bashkëpunëtorit të tij Juncker, një duhanpirës i madh: ”Është e ndaluar të pihet duhan kudo. Pyes veten sesi do të mbijetoni, Jean-Claude!”

  • Batutat e Trump

”Jo ndërhyrje në zgjedhje!”. Presidenti amerikan ngacmon Vladimir Putinin, ndërsa një gazetar e pyet për një përpjekje të mundshme influence ruse në presidencialet e 2020 në SHBA.

Ndërsa hetimet parlamentare vijojnë për lidhjet  mes fushatës së miliarderit republikan në 2016 dhe Rusisë.

  • Ambjent me tensione të larta

Takimi i G20-ës po zhvillohet në një moment me tensione të larta, tensione të larta politike. ”Ne po përballemi me ngrohjen klimatike, por edhe nxemjen politike globale”, tha  sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

  • Një mori komplimentesh

”Është një person fantastik, një grua e jashtëzakonshme’’, Donald Trump u shpreh kështu në lidhje me kancelaren gjermane, Angela Merkel, ndërsa një javë më parë kritikoi ashpër Gjermaninë duke e cilësuar ‘’të dobët’’.

‘’Është një person i veçantë’’, në mënyrë të njëjtë u shpreh miliarderi amerikan në lidhje me presidentin brazilian, Jair Bolsonaro. ”Ai është shumë i mirë, populli brazilian e do vërtetë’’, shtoi ai.

‘’Unë jam një nga admiruesit tuaj më të mëdhenj prej shumë kohësh’’, u përgjigj i interesuari.

  • Frëngjishtanglisht

Ato që ju mbani me vete, telefonat, janë diçka e natyrshme në të gjithë globin. Është rezultat i tregtisë globale. Sot mallrat nuk janë as ”Made in China”, as ”Made in USA”, janë ”Made in Global”.

Presidenti francez, Emmanuel Macron përdori citimet e Shekspirit për të mbrojtur vizionin e tij shumëkombësh të tregtisë përballë proteksionizmit të Trump-it./ /v.b/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeta: Data kushtetuese e zgjedhjeve është 13 tetor
Artikulli tjetërShkarkohet kryetari i bashkisë së Vaut të Dejës/ Rama: Do ndiqet penalisht