BERLIN, 26 qershor /ATSH-AFP/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel njoftoi sot se mund të hiqte dorë nga kandidati i saj për presidencën e Komisionit Europian, në mënyrë që institucionet europiane të mund të funksiononin normalisht.
”Nuk mund të jetë kandidat për presidencën e Komisionit vetëm ai që është paraqitur në Parlamentin Europian nga Këshilli Europian dhe kjo nuk varet vetëm nga unë. Unë dëshiroj që kjo të arrihet në përputhje me parimin e spitzenkandidat, por nuk mund të them sot se ky do të jetë rasti në fjalë’’, u shpreh kancelarja gjermane përpara deputetëve.
Sistemi i ashtuquajtur “Spitzenkandidat” kërkon që grupimet kryesore politike të BE-së të zgjedhin kandidatin e tyre për kryesinë e Komisionit Europian./ /v.b/ a.jor.






















