SHBA – Trump: Gjermania një partnere e dobët

UASHINGTON, 26 qershor /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump akuzoi sot Gjermaninë se është një partnere e dobët dhe se po përfiton nga SHBA-ja duke qenë një shtet i keq në pagesa, disa ditë përpara nisjes në Osaka për në samitin e G20-ës.

‘’Gjermania i paguan miliarda dhe miliarda dollarë Rusisë për energjinë dhe pavarësisht kësaj ne jemi të detyruar të mbrojmë Gjermaninë’’, u shpreh Trump në një intervistë dhënë Fox Business, duke e akuzuar Berlinin si një partner të dobët./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.