Ballina Bota

RUMANI – Iohannis kërkon sërish dorëheqjen e qeverisë

BUKURESHT, 8 maj /ATSH-ANSA/ – Presidenti rumun, Klaus Iohannis ka kërkuar zyrtarisht dorëheqjen e qeverisë së drejtuar nga kryeministrja, Viorica Dancila.

Është hera e dytë brenda pak ditësh që presidenti kërkon me këmbëngulje dorëheqjen e qeverisë pasi, sipas tij, partia e maxhorancës PSD është e paaftë me financat e shtetit dhe paraqet rrezikshmëri mbi të ardhmen.

Iohannis i kërkoi kryeministres Dancila që t’i hapë rrugën një njeriu më kompetent për të menaxhuar financat e shtetit, që sipas tije rezultojnë me nje bilanc të pakënaqshëm për tremujorin e parë të vitit 2018.

Dancila është kryeministrja e parë grua, e cila u zgjodh në 17 Janar./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë- Hapet panairi ndërkombëtar “Expokos”, marrin pjesë 50 kompani
Artikulli tjetërSezon turistik më i pastër dhe më i sigurt