Ballina Aktualitet

Kandidatja për SPAK, kryeprokurorja e Elbasanit në sitën e Vetingut

TIRANË, 13 qershor/ATSH/- Drejtuesja e Prokurorisë së Rrethit Elbasan, Enkelejda Millonai, njëherazi kandidate për Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, u përball të enjten në mëngjes me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Trupa gjykuese që po kryen procesin e Vetingut për Millonain përbëhet nga Pamela Qirko, Brunilda Bekteshi, Roland Ilia.

Gjatë seancës, që nisi në orën 09:30, sipas ILDKPKI, Millonai ka bërë deklarim të saktë në vetëdeklarimin e pasurisë. Enkeleda Millonai është caktuar drejtuese e përkohshme e Prokurorisë së Elbasanit në prillin e vitit 2018, pas dorëheqjes së prokurorit Ardian Nezha.

Enkeleda Millonai ka mbaruar Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës në vitin 2003 dhe Shkollën e Magjistraturës në vitin 2009. Ajo ka punuar si sekretare gjyqësore në vitet 2003-2006 dhe më pas si prokurore në Prokurorinë e Tiranës, atë të Krimeve të Rënda si dhe në Prokurorinë e Elbasanit. Në vitin 2016, Millonai u komandua zv.drejtuese e Prokurorisë së Elbasanit, ndërsa në prill të vitit 2018 ajo mori drejtimin e kësaj prokurorie.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Kënde lodrash edhe në lagje, rehabilitohet hapësira pranë Kryegjyshatës
Artikulli tjetërFOTO/ Turistët e huaj interes për ekspozitën e çiftit italian Quaroni në COD