FOTO/ Kënde lodrash edhe në lagje, rehabilitohet hapësira pranë Kryegjyshatës

TIRANË, 13 qershor/ATSH/ – Të gjithë fëmijët e kryeqytetit do të mund të argëtohen në hapësirat e dedikuara për ta, edhe pranë banesave të tyre. Përpos këndeve të mëdha të lodrave që janë ndërtuar në Tiranë, bashkia e Tiranës vijon punën për krijimin e hapësirave të dedikuara për fëmijët edhe në lagjet e qytetit.

 Gjatë ditëve të fundit, punonjësit e bashkisë po punojnë për rehabilitimin e hapësirës pranë Kryegjyshatës, për t’i mundësuar fëmijëve të kësaj zone, një kënd lodrash ku do të mund të argëtohen dhe të kalojnë kohën e lirë.

“Për ne është gëzim kur ndihmojmë fëmijët, duke mos lënë asnjë pa këndin e dashur të lodrave! 

Punojmë për rehabilitimin e hapësirës pranë Kryegjyshatës”, shkruhet në faqen në FB të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në bashkinë e Tiranës, teksa postohen edhe disa foto nga puna në terren. /z.tosku/ /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.