Ballina Bota

PARIS – Stuhia ”Miguel” godet Francën

PARIS, 8 qershor /ATSH-AFP/ – Stuhia ”Miguel” e cila goditi një ditë më parë pjesën perëndimore të Francës shkaktoi një viktimë në Paris, një person u plagos rëndë gjatë mbrëmjes pas rrëzimit të një peme, njoftuan forcat zjarrfikëse.

Stuhia gjithashtu shkaktoi tre viktima të tjera. Tre forca të shpëtimit vdiqën në brigjet e Sands of Olonne pas përmbysjes së anijes së tyre, të cilët kishin dalë në det të hapur për të ndihmuar një anije peshkimi, ku marinari rezulton ende i zhdukur.

Erërat me intensitet të lartë arritën deri në shpejtësinë 129 kilometra në orë duke u bërë shkaktarë të mbytjes së anijes. Më përpara stuhia goditi brigjet e Spanjës ku erërat e forta arritën shpejtësinë 147 kilometra në orë. Katër të mbijetuarit arritën të notonin dhe ti shpëtonin fundosjes së anijes.

Tre helikopterë dhe rreth 60 zjarrfikës janë angazhuar në gjetjen e trupave. Stuhia e cili goditi Spanjën dhe Francën në fillim të sezonit turistik është cilësuar nga autoritetet e pazakontë. //v.b/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeliaj prezanton projektin e 100 lagjeve në zonat rurale
Artikulli tjetërNuk bëhet fjalë për luftë kundër krimit zgjedhor, por ndaj Reformës në Drejtësi