Ballina Bota

PARIS – OECD: Shmangni luftën tregtare për nxitjen e rritjes ekonomike

PARIS, 21 maj /ATSH-AFP/ – OECD-ja u kërkoi sot shteteve për të shmangur në mënyrë urgjente një luftë tregtare, në sfondin e fërkimeve mes Kinës dhe SHBA-së, dhe për t’u përpjekur së bashku për të stimuluar ekonominë globale, që pritet të rritet me 3,2% këtë vit, një parashikim i rishikuar me rënie nga instituti me seli në Paris.

‘’Qeveritë duhet të veprojnë urgjentisht për të nxitur një rritje ekonomike ku të gjithë do të ishin përfitues’’, njoftoi Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) në parashikimet e saj të publikuara me rastin e takimit vjetor në Paris.

Përballë rreziqeve të luftës tregtare, institucioni u kërkoi shteteve për të zgjidhur konfliktet nëpërmjet një bashkëpunimi më të madh ndërkombëtar dhe përmirësimit të kuadrit ligjor.

Mesazhi i institucionit është shumë urgjent pasi ngre alarmin për rreziqet që i kanosen rritjes ekonomike globale, pengesave shtesë në tregti me ndikim negativ ndaj investitorëve, punonjësve dhe konsumatorëve./  /v.b/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZGJEDHJE PE – Macron: Nëse lëmë Europën në rrëmujë, përgjegjësi përpara historisë
Artikulli tjetërFOTOGALERI/ Kardhiq-Delvinë, punime në disa segmente të këtij aksi