PARIS, 21 maj /ATSH-AFP/ – OECD-ja u kërkoi sot shteteve për të shmangur në mënyrë urgjente një luftë tregtare, në sfondin e fërkimeve mes Kinës dhe SHBA-së, dhe për t’u përpjekur së bashku për të stimuluar ekonominë globale, që pritet të rritet me 3,2% këtë vit, një parashikim i rishikuar me rënie nga instituti me seli në Paris.
‘’Qeveritë duhet të veprojnë urgjentisht për të nxitur një rritje ekonomike ku të gjithë do të ishin përfitues’’, njoftoi Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) në parashikimet e saj të publikuara me rastin e takimit vjetor në Paris.
Përballë rreziqeve të luftës tregtare, institucioni u kërkoi shteteve për të zgjidhur konfliktet nëpërmjet një bashkëpunimi më të madh ndërkombëtar dhe përmirësimit të kuadrit ligjor.
Mesazhi i institucionit është shumë urgjent pasi ngre alarmin për rreziqet që i kanosen rritjes ekonomike globale, pengesave shtesë në tregti me ndikim negativ ndaj investitorëve, punonjësve dhe konsumatorëve./ /v.b/ a.jor.
