Ballina Bota

MJEDIS – Edhe në pikën më të thellë të Paqësorit gjenden mbeturina plastike

ANKARA, 19 maj /ATSH-AA/ – Një eksplorues amerikan ka gjetur hedhurina plastike në kanalin Mariana, që paraqet pikën më të thellë të Tokës.

Sipas BBC, Victor Vescovo theu rekordin pasi u zhyt në thellësi prej rreth 11 kilometrash në kanalin Mariana në oqeanin Paqësor.

Vescovo, i cili u zhyt dhe qëndroi për katër orë në thellësinë 10,927 kilometra në sajë të mjetit zhytës të prodhuar për t’i bërë ballë presionit të lartë në fund të detit, gjatë vëzhgimeve të tij, krahas gjallesave ujore dhe strukturave të larme shkëmbore, gjeti edhe një qese plastike dhe ambalazhe sheqerkash.

Gjatë zhytjes u përdorën edhe pajisje robotike për eksplorimin në thellësi.

Shkencëtarët pritet të analizojnë gjallesat e mbledhura nga ekipi eksplorues për të parë nëse ato përmbajnë mikroplastikë, pasi një studim i fundit ka treguar se prania e plastikës në det paraqet problem madje edhe për gjallesat që jetojnë në fund të detit./ /os/ /em/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbi 38 mijë vërtetime nga Administrata Tatimore në 3 muaj përmes e-Albania
Artikulli tjetërFOTO/ Lleshaj nga Korça: 50 oficerë të FRONTEX në kufirin shqiptar