Ballina Aktualitet

Kërcënimi ndaj Borchardt, Soreca: E dënojmë me gjithë zemër

TIRANË, 13 maj /ATSH/ – Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka reaguar në lidhje me grafitet në apartamentin ku jeton ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt.

Ai shprehet se në një demokraci moderne nuk ka vend për veprime të tilla.

“E dënojmë me gjithë zemër frikësimin që i është bërë ambasadorit të OSBE në Tiranë Bernd Borchardt. Dënojmë grafitet dhe të gjitha mënyrat e tjera që janë përdorur kundër tij, kundër autoritetit të tij zyrtar. Nuk ka vend për veprime të tilla në një demokraci moderne”, shprehet Soreca në reagimin e tij. /a.a/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO-VIDEO/ Protestuesit shashka dhe kapsolla edhe ndaj Ministrisë së Brendshme
Artikulli tjetërFOTO-VIDEO/ Hidhet molotov e mjete piroteknike, thyhen xhamat e Drejtorisë së Policisë së Tiranës