FOTO-VIDEO/ Protestuesit shashka dhe kapsolla edhe ndaj Ministrisë së Brendshme

TIRANË, 13 maj/ATSH/ Ndalesa e radhës e marshim-protestës së organizuar sot nga opozita ishte Ministria e Brendshme, ku nuk munguan mjetet piroteknike që u hodhën nga protestuesit.

Protestuesit vijuan të hedhin shashka e mjete piroteknike në drejtim të godinës dhe efektivëve të policisë, të cilët kishin vendosur një kordon sigurie rreth këtij institucioni.

Pas grumbullimit para selisë së Kryeministrisë, marshimi-protestë i opozitës vijoi në drejtim të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe më pas drejt selisë së Kuvendit, ku protestuesit hodhën kapsolla e mjete të tjera të ndaluara. Si pasojë e tyre, deri tani raportohet një polic i lënduar.

Ndërkohë marshimi i opozitës së bashkuar po vijon drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës, e cila është ndalesa e fundit e këtij marshimi. /m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.