TIRANË, 13 maj/ATSH/ Bombë molotov dhe mjete të tjera piroteknike u hodhën nga protestuesit e opozitës drejt godinës së Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Protestuesit hodhën bombë molotov, tymuese dhe kapsolla si dhe thyen me gurë xhama të Drejtorisë së Policisë, ndërsa efektivët e policisë ruajtën perimetrin e sigurisë së godinës.
Kjo ishte ndalesa e fundit e marshim-protestës së organizuar sot nga opozita e bashkuar e cila vijoi itinerarin në 5 institucionet kryesore, sipas tyre, “të lidhura me krimin”. /m.m/