TIRANË, 7 maj/ATSH/- Qendra Shëndetësore në Bathore i është nënshtruar programit të rehabilitimit duke u transformuar rrënjësisht me kushte moderne.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje të këtij ndryshimi rrënjësor që ka prekur shërbimin parësor shëndetësor në gjithë vendin.
Duke folur për ndryshimet që janë realizuar, një banor i kësaj zone shprehet se “kushtet higjieno-sanitare më parë linin për të dëshiruar. Duket ndryshimi, tani godina është e re, e pastër”.
Nga ana e saj, mjekja Flutura Osmani thotë se “Qendra Shëndetësore në Bathore ka qenë me kushte jo normale për një ambulancë. Pasi është bërë rikonstruksioni, ne jemi shumë të kënaqur. Është bërë një punë e mrekullueshme dhe pacienti kur vjen i sheh ndryshimin e kushteve të autoambulancës”.
Dr. Shemsi Krrashi thotë se përmirësimi i kushteve është i dukshëm. “Kushtet kanë qenë jo shumë optimale për punë ndërsa tani përmirësimi është i dukshëm”.
“Kushtet më parë nuk kanë qenë shumë të mira, tani kushtet janë të mira. Pacienti vjen më i kënaqur dhe ne ndjehemi më mirë, më komod në punë”, përfundon një infermiere.
z.tosku/ /a.g/





















