Ballina Aktualitet

Meta: Respekt të thellë ndaj të gjithë besimtarëve shqiptarë

TIRANË, 7 maj /ATSH/ – Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka uruar besimtarët myslimanë për Muajin e Madhërishëm të Ramazanit.

Presidenti ka marrë pjesë në në darkën e iftarit, të organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë.

“I nderuar të merrja pjesë sot në darkën e iftarit, të organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, për të ndarë së bashku me Haxhi Bujar Spahiun dhe drejtuesit e komuniteteve të tjera fetare, nderimin për Muajin e Madhërishëm të Ramazanit dhe respektin tim të thellë ndaj të gjithë besimtarëve shqiptarë për përkushtimin e tyre ndaj Atdheut e Zotit! Gëzuar Muajin e Shenjtë të Ramazanit! Agjerim të mbarë e të pranuar!”, është shprehur Meta.

/gj.mima/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMV – Papa Françesku në vizitë zyrtare
Artikulli tjetërTransformohet qendra shëndetësore në Bathore