Ballina Aktualitet

Kryeministri i Spanjës: PS garanci për implementimin e reformave integruese

TIRANË, 23 mars/ATSH/ “Ne duam një Parti Socialiste të fortë sepse ne e dimë se ajo përfaqëson një garanci për implementimin e reformave të nevojshme që duhen për të bërë progres në negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, siç ka dëshmuar tashmë nën udhëheqjen e Kryeministrit Edi Rama”.

Kështu u shpreh sot, Kryeministri i Spanjës Pedro Sánchez Pérez-Castejón duke i uruar Partisë Socialiste të Shqipërisë punime të mbara të Kongresit.

“Jemi të kënaqur që morëm ftesën tuaj për Kongresin e Partisë Socialiste të Shqipërisë, që do të zhvillohet në kuadër të zgjedhjeve lokale të Shqipërisë me 30 qershor 2019. Fatkeqësisht, për shkak të kalendarit elektoral aktual në Spanjë, nuk do të jemi në gjendje të jemi në këtë event si Partia Socialiste Spanjolle”, thuhet në një letër të kryeministrit spanjoll.

Pérez-Castejón u shpreh se “ne e dimë se sa të rëndësishme janë zgjedhjet e ardhshme lokale për të vazhduar masat e rëndësishme që partia juaj është duke implementuar në nivel lokal për të rritur mirëqenien e shqiptarëve dhe duam të shprehim mbështetjen tonë dhe urimet më të mira për këto votime”.

“Jemi të kënaqur që të forcojmë bashkëpunimin mes dy partive tona, si anëtarë të Parisë së Socialistëve Europianë dhe si anëtarë të Internacionales Socialiste”, u shpreh Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez Pérez Castejón./m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Berat, muzetë si qendra komunitare sjellin ndryshim në komunitet
Artikulli tjetërFOTO/ “Different Trains Festival” nis edicionin e parë për 2019 mes klasikëve botëror dhe kultit