FOTO/ Berat, muzetë si qendra komunitare sjellin ndryshim në komunitet

TIRANË, 23 mars /ATSH/ – Me rastin e Ditës Botërore të njerëzve me sindromën Down në bashkëpunim me Kishën Katolike Uznovë e Kucovë, Qendrën ”Lira” Berat dhe shkollën 9-vjeçare “Ylli i Mëngjesit”, Muzeu Etnografik u gjallërua sot nga zërat e gëzuara të fëmijëve të këtij komuniteti.

Albana Ismaili, psikologe pranë DAR-it Berat foli për trajtimin e këtij komuniteti, ndërgjegjësimin e sensibizimin për t’u ndjerë të barabartë mes të tjerëve . Nxënësit kishin përgatitur postera me ndjesitë e perceptimin e tyre në mbrojtje të këtij komuniteti duke u interpretuar nga vet ata.

Gjatë aktivitetit u zhvillua dhe prezantimi e performimi i punimeve artizanale me material të ricikluara nga fëmijët e Kishës Katolike si qilima, qirinj, mbajtëse stilolapsash etj.

Aktiviteti  më pas vijoj me një vizitë të shkurtër në muze, ku në eksterierin e këtij institucioni u performua një koncert me valle e lojëra zbavitëse, ku protagonistët kryesorë ishin vetë fëmijët e Qendrës “Lira” dhe gjithë fëmijët e tjerë me aftësi të kufizuara. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.