Ballina Bota

FOKUS – BBC: Alarm për mungesë barnash pas Brexit

LONDËR, 21 mars /ATSH-ANSA/ – Me anë të një reportazhi special, BBC tregon se për shkak të paqartësive ndaj Brexit dhe për shkak të stoqeve që po krijohen përballë frikës nga vështirësitë në importimin e produkteve të huaja në rast të divorcit traumatik pa marrëveshje nga BE-ja, në Britaninë e Madhe po rritet alarmi për mungesën e disa barnave, që po fillojnë të pakësohen në shumë spitale dhe farmaci.

Denoncimi vjen nga krerët e strukturave të ndryshme të NHS-së, sistemi kombëtar britanik i shëndetësisë, të cilët flasin për arsye të ndryshme që qëndrojnë pas kësaj situate duke shkaktuar një mungesë të disponueshmërisë të disa barnave dhe presionin mbi çmimet nga furnizuesit.

Në gjashtë javët e fundit problemet janë pasqyruar në rreth 160 produkte të ndryshme farmaceutike.

Megjithatë, Ministria britanike e Shëndetësisë ka theksuar se kjo është ende një përqindje minimale e produkteve duke mohuar kështu se ekziston prova e një lidhjeje me Brexit./ /ash/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKPK shkarkon nga detyra Kryetarin e Gjykatës së Përmetit
Artikulli tjetërDita botërore e Sindromës Down, BE apel për mundësi të barabarta