TIRANË, 21 mars /ATSH – I. Vata/ -Kryetari i Gjykatës së Rrethit Përmet, Pashk Gjaci është shkarkuar sot nga detyra.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas një hetimi administrativ dhe shqyrtimit të fakteve dhe provave, vendosi sot shkarkimin nga detyra Pashk Gjaci.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), më 19 mars zhvilloi një seancë dëgjimore me subjektin e rivlerësimit Pashk Gjaci, kryetari i Gjykatës së Rrethit Përmet, dhe në përfundim trupa gjykuese e përbërë nga Olsi Komici, Roland Ilia, Valbona Sanxhaktari, vendosi shkarkimin e tij./a.g/












