Ballina Bota

ARMENI – Sarkissian kërkon diskutime me kreun e opozitës

EREVAN, 21 prill /ATSH-AFP/ – Ish-presidenti i Armenisë, Serge Sarkissian, emëruar së fundi kryeministër kërkoi sot dialog politik me kreun e opozitës, Nikol Pachinian, në ditën e nëntë të mobilizimit në rrugë kundër emërimit të tij në krye të qeverisë.

“Jam shumë i shqetësuar nga zhvillimi i ngjarjeve politike të brendshme dhe për të shmangur pasojat e pakthyeshme, i kërkoj deputetit dhe liderit të opozitës, Nikol Pachinian të ulet në tryezën e dialogut politik dhe të negociatave”, theksoi ai në një deklaratë./
/ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERZH 218 milionë euro KESH-it për ristrukturimin e borxheve të vjetra
Artikulli tjetërPlatforma ‘shqiperiaqeduam.al’, brenda 10 ditësh përgjigje për çdo ankesë