SHKUP, 26 shkurt /ATSH-MIA/ – Përkujtohet sot 15-vjetori i vdekjes së ish-presidentit, Boris Trajkovski, i cili e humbi jetën në një aksident me aeroplan në afërsi të Mostarit.
Në Shkup, në varrezat e qytetit në Butel, në varrin e Trajkovskit do të vendosin lule anëtarët e familjes së presidentit, shumë delegacione si dhe qytetarë.
Në fatkeqësinë ajrore që ndodhi më 26 shkurt të vitit 2004 humbi jetën presidenti i ish-Republikës së Maqedonisë, Boris Trajkovski dhe delegacioni prej tetë anëtarësh, i cili ishte për një konferencë ndërkombëtare në Mostar.
Për fatkeqësinë janë publikuar dy raporte, ku morën pjesë edhe ekspertë nga Shkupi.
Në të dy raportet, të cilët dallojnë nga njëri-tjetri, megjithatë, si shkak për rënien e avionit theksohen gabimet e pilotit dhe mangësi të tjera indirekte të sistemit.
‘’Shtatë procedura gjatë fluturimit nga ana e pilotëve dhe pesë gabime sistematike të institucioneve kompetente në ish-Maqedoni dhe në BH janë shkaqet për rrëzimin e avionit”, citohet në raportin e paraqitur nga Kuliç.
Në aksidentin ajror krahas presidentit Boris Trajkovski, kanë humbur jetën edhe zëdhënësja Dimka Ilkova-Boshkoviq, këshilltarët Risto Bllazhevski dhe Anita Krishan Llozanovska, përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Mile Kërstevski, truprojat Ace Bozhinovski dhe Boris Velinovski, si dhe piloti dhe bashkëpiloti Marko Markovski dhe Branko Ivanovski. /os/ a.jor.






















