Ballina Bota

BRUKSEL – Juncker: Ende larg marrëveshjes për Brexit

BRUKSEL, 21 shkurt /ATSH-ANSA/ – Po bëjmë çdo përpjekje për të siguruar që Brexit të organizohet në një mënyrë civile, të rregullt dhe të menduar mirë, por nuk jemi ende afër zgjidhjes, sepse në parlamentin britanik deputetët gjithnjë votojnë kundër diçkaje dhe nuk ka kurrë një shumicë në favor, deklaroi sot presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, i foli në Komitetin Ekonomik dhe Social të BE.

”Nëse nuk do të ketë ndonjë marrëveshje, dhe unë nuk mund ta përjashtoj, do të ketë pasoja të mëdha”, shtoi ai.

”Ne përpiqemi të shmangim më të keqen, por unë nuk jam shumë optimist”, përfundoi Trump, i cili zhvilloi bisedime me kryeministren britanike, Theresa May.

Lidhur me ankerplastin e vendosur në fytyrë, Juncker tha se ishte prerë në kohën kur po rruhej duke shtuar me shaka se nuk ia kishte shkaktuar kryeministrja May./ /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Nxënësit përkujdesen për kalanë e Rozafës
Artikulli tjetërJagland: Opozita nuk duhet të braktisë parlamentin