Ballina Aktualitet

Basha: Ditë historike, mandatet i kthehen popullit

TIRANË, 21 shkurt/ ATSH/ – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se “sot është ditë historike, mandatet i kthehen popullit”.

Në një prononcim për mediet, nga selia e PD-së para nisjes së protestës përballë Parlamentit, Basha tha se se “sot do të bëjmë realitet djegien e mandateve parlamentare”.

“Parlamenti në mënyrë kushtetuese antiligjore ka mbyllur dyert, sepse nuk është më Parlament dhe qeveria për sot është larguar. Ne përmes bashkimit qytetar, do të bëjmë të mundur që këto dy ngjarje të rëndësishme, mbyllja e Parlamentit dhe rrethimi me tela dhe gjemba ushtarakë dhe largimi i Edi Ramës të mos jetë ngjarje e një dite, por të kthehet në zgjidhje politike dhe t’i japin rrugë zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe një parlamenti nga populli, për popullin dhe të popullit”, theksoi Basha. /k.s/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFleckenstein: Djegia e mandateve e rrezikshme, protesta të jetë paqësore
Artikulli tjetërTURQI – Zbulohet një pikturë e Krishtit e shekullit XIII