ANKARA, 21 shkurt /ATSH-AA/ – Policia turke ka konfiskuar një pikturë të shekullit të 13-të që përshkruan kryqëzimin e Jezu Krishtit.
“Piktura është zbuluar kur policia bastisi zyrën e një kontrabandisti të objekteve antike në provincën qendrore turke të Kayserit”, tha një burim i sigurisë turke, pa dashur të identifikohet.
Forcat turke konfiskuan pikturën me përmasa 200×140 centimetra, e cila tregonte Jezusin e kryqëzuar me dy gra dhe një burrë që i qëndronin pranë, përfshirë shkrimin latin dhe hebraik në të.
I dyshuari u arrestua dhe autoritetet po hetojnë prejardhjen e pikturës./ /os/ a.jor.






















