TIRANË, 16 shkurt/ATSH/- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ftoi sot qytetarët të distancohen nga elementët e dhunshëm.
Po ashtu ministri Lleshaj i bëri thirrje drejtuesve politikë të distancohen nga dhuna që po ushtrohet ndaj institucioneve të Shqipërisë.
“Bëj thirrje gjithë drejtuesve politikë që të distancohen nga dhuna që po ushtrohet ndaj institucioneve të Shqipërisë. Ftoj qytetarët të distancohen nga elementët e dhunshëm. Është me shumë vlerë të dëgjohet zëri i arsyeshëm i miqve të mëdhenj të Shqipërisë. Jo dhuna, por arsyeja na afron drejt Europës së vlerave tona”, thekson Lleshaj./k.s/ /a.g/






















