TIRANË, 14 shkurt/ATSH/ – Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Ferhati e ftuar në një studio televizive theksoi se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, theu rregulloren dhe përdori gjuhën e urrejtjes dhe të ofendimeve ndaj përfaqësuesve të mazhorancës.
Deputetja e PS foli edhe për incidentin e shkaktuar sot në Kuvend nga deputeti i PD, Paloka duke theksuar se “të gjithë në sallë ndjenë turpin e atij veprimi”.
“Është model që ne i japin qytetarëve. Seanca në rend dite kishte një çështje tejet të rëndësishme. Fokusi ishte vetëm në çështje që i nderojnë shqiptarët. Edhe pse duhet të fokusoheshin te këto çështje, patën qartazi shkelje të rregullores së Kuvendit nga ana e liderit të opozitës, i cili kaloi nga rendi i ditës dhe në fjalën e tij kishte gjuhë urrejtje dhe ofendime për kolegët e mazhorancës, por edhe thirrje për dhunë që i bëhej popullit. Më pas, ai mori një përgjigje nga Kryeministri. Pse duhet të çohej një deputet i opozitës dhe të përdorë bojë ndaj Kryeministrit. Nuk mendova kurrë që Paloka po çohej për të bërë atë veprim dhe nëse të gjithë atë që ishin në sallë kanë ndjerë turpin e veprimit që ndodhi, për publikun që po i ndiqte edhe jashtë kufijve. Unë kisha edhe studentët në sallë, të cilët kishin ndjekur të ndiqnin këtë seancë historike”, – tha Ferhati.
/e.caushi/























