Ballina Flash

Rama me studentët në Korçë: “Pakti për Universitetin” kontrata juaj me Qeverinë

TIRANË, 8 shkurt/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Korça se në momentin e parë kur nisi protesta e studentëve, Qeveria shkoi shumë përtej kërkesave për ata që janë më të mirët dhe nuk zbatoi thjesht normën e përgjysmimit 50% të tarifës për të gjithë njësoj, por më të mirët shkuam tek pagesa 100% e tarifës nga shoqëria përmes taksave.

Gjatë takimit me studentët e Universitetit “Fan Noli” në Korçë, Kryeministri Rama u shpreh se beson se shoqëria u detyrohet më të mirëve t’i stimulojë dhe t’u shprehë respekt. “Ashtu sikundër u detyrohet edhe atyre që janë më të dobët, atyre që vijnë nga familje me ndihmë ekonomike, ndërsa të tjerëve u paguajmë 50% të tarifës në nivelin e parë”, tha ai.

Sipas tij, kjo gjë që vlen edhe për nivelin e dytë, pra edhe nëse në nivelin e dytë vazhdohet me 9 e 10 gjysmën e tarifës ia paguan shoqëria.

Kreu i Qeverisë tha se “në këto kushte secili duhet të bëjë më shumë se kaq, më shumë se të marrë 9 dhe 10 duhet të sigurojë që kjo gjë që është nisur për një transformim real të mos mbetet rrugës dhe Pakti për Universitetit të implementohet deri në fund, në mënyrë që ata që vijnë më pas të gjejnë një situatë të shëndetshme nga ato pikëpamje që rektori i ceku në fjalën e vet”.

Duke i kërkuar studentëve që Pakti të kthehet në kontratë mes qeverisë dhe studentëve, Kryeministri Rama i ftoi ata të anëtarësohen në këtë kontratë dhe të vënë emrin e tyre në këtë kontratë, për të marrë një përgjegjësi për të ndjekur vazhdimin e kësaj kontrate.

“Për shkak se universiteti juaj ka qenë i angazhuar, i ka përmbushur detyrimet dhe i ka plotësuar dokumentacionet, ju i keni marrë ato që ju takon, ju është paguar gjysma e tarifës dhe keni filluar të merrni bursën e përmuajshme siç ju takon”, tha Rama./k.s/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVlerësimi i pedagogëve, Rama: Nuk do digjet më i njomi me të thatin
Artikulli tjetërBERLIN – Merkel përuron godinën e re të shërbimit sekret